LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi tronditës: Putini mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda nate”! (Foto/Video)

Paralajmërimi tronditës: Putini mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda nate”! (Foto/Video)

Lideri rus, Vladimir Putini mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO-n. Kërcënimi tronditëse vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shkëmbin stabilitetin botëror. Aleanca perëndimore ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, derisa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore.

Thuhet se ishte aksident, por faktet flasin të kundërtën: Bombarduesit rusë e rrafshuan për toke bazën sekrete të CIA-s
Lexo po ashtu Thuhet se ishte aksident, por faktet flasin të kundërtën: Bombarduesit rusë e rrafshuan për toke bazën sekrete të CIA-s

Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski, transmeton Telegrafi. Ata thonë se “Perëndimi keqkupton Rusinë, duke supozuar se ajo do t’ju bindet atyre”.


Dokumenti thotë se Rusia mund të deklarojë luftë “brenda natës” dhe se NATO-ja nuk mund të jetë në gjendje ta ndalojë atë përmes mbrojtjes në Baltik – në shtetet si Lituania dhe Letonia.

Një mobilizim i shpejtë rus do të kishte “pasoja shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”.

Perëndimi dhe Rusia, drejt luftës në vitin 2017
Lexo po ashtu Perëndimi dhe Rusia, drejt luftës në vitin 2017

Rusia veç ka kryer stërvitje të shumta ushtarake dhe mobilizim masiv. Ndaj, dyshohet për lëvizje të trupave të gatshme për konflikt, që do t’i mundësonte Rusisë të bëhej gati për luftë shumë më shpejtë se NATO-s.

Russian03

Raporti thotë: “Duke i kthyer këto ushtrime në një operacion kundër një ose disa shteteve baltike, kjo i jep pak ose fare kohë NATO-s”

Raporti me titullin “Armatosje për pengimin”, i bën thirrje Polonisë të shtojë mbrojtjen e saj për të përballur agresionin rus.

Ja pse përballja ushtarake Rusi-NATO nuk është më diçka e çuditshme
Lexo po ashtu Ja pse përballja ushtarake Rusi-NATO nuk është më diçka e çuditshme

“Edhe nëse Moska nuk ka asnjë qëllim të menjëhershme për të sfiduar direkt NATO-n, kjo mund të ndryshojë papritur brenda natës dhe mund të zbatohet me shpejtësi të madhe, duke ndjekur planet tashmë të përgatitura”, thuhet aty. “Forcat e Rusisë në qarkun ushtarak perëndimor mund të forcojnë shpejtë njësitë dhe formacionet me pjesët tjera, nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake – të planifikuara ose të parakohshme”.

Vladimir Putin ka lëshuar tashmë një kërcënim, kur mobilizoi Ushtrinë e tij për të ballafaquar forcat amerikane e britanike në Baltik, transmeton Telegrafi. Disa raporte thonë se Rusia është duke u përgatitur për luftë, ndërsa ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev veç ka thënë se NATO-ja është në rrezik “sepse praktikisht i ka shpallur luftë Rusisë.”

Russian4

Momentalisht, Lindja e Mesme është duke shërbyer si pikë e nxehtë për konfliktet midis Rusisë dhe Perëndimit, pasi Kremlini po rrit fuqinë ushtarake në rajon për të luftuar gjoja ISIS-in, por kohë më parë ka bombarduar edhe një bazë amerikane e britanike me ushtarë të forcave speciale.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s thotë se vitin e ardhshëm nis lufta kundër Rusisë
Lexo po ashtu Ish-zyrtari i lartë i NATO-s thotë se vitin e ardhshëm nis lufta kundër Rusisë

Anijet e marinës ruse gjithashtu janë përleshur dy herë me anijet amerikane dhe aeroplanët e tyre luftarakë kanë kryer sulme të simuluara në luftanijet e Pentagonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori