LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen njohje të reja

Paralajmërohen njohje të reja

Ministri i Punёve tё Jashtme, Skender Hyseni ka vazhduar serinë e takimeve me pёrfaqёsues tё pёrhershёm tё akredituar pranë Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, prej të cilëve ka kërkuar që vendet e tyre ta ndërmarrin hapin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në vazhdën e këtij aktiviteti lobues, Hyseni – në ditën e dytë të qëndrimit në New York – ka takuar dhe pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Omanit, ambasadorin Fuad Al-Hinai.

Ambasadori Al-Hinai, siç theksohet në një komunikatë të MPJ-së, i ka vlerёsuar si “jashtёzakonisht impresive hapat qё janё ndёrmarrё nё krijimin e institucioneve moderne nё Kosovё”. Ai ka theksuar se, “ёshtё çёshtje kohe pёrpara se Kosova tё njihet nga shumica e vendeve”.


Ministri Hyseni ka pasur një takim, i cilësuar si i frytshëm, edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Irakut nё OKB, ambasadorin Hamid Al Bayati, i cili ёshtё shprehur se “Kosova meriton tё jetё shtet i njohur nga shtetet tjera”, dhe ka theksuar se vendimi pёr njohje do tё merret nё kohёn e duhur.

Shefi i diplomacisë kosovare ka takuar edhe pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Armenisё nё OKB, ambasadorin Armen Martirosyan – i cili ka falënderuar ministrin Hyseni pёr njoftimet pёr zhvillimet nё Kosovё, dhe premtoi se kёrkesёn pёr njohje do t’ja pёrcjellё Qeverisё sё tij.

Ndërkaq, pёrfaqёsuesi i pёrhershёm i Kuvajtit nё OKB, ambasadori Abdullah Ahmed Mohamed Al-Murad, i ka thënë ministrit Hyseni se shteti i tij e kupton vullnetin e popullit tё Kosovёs pёr shtet tё pavarur.

Ministri Hyseni ka pasur takime edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Botsuanёs nё Kombet e Bashkuara, ambasadorin Charles Thembani Ntëaagae, i cili ka vlerёsuar pёrparimin qё ka arritur Kosova, pastaj me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Cape Verde-s, ambasadorin Antonio Pedro Monteiro Lima, i cili ka thënë se, vendimi pёr njohjen e Kosovës ёshtё vetёm “çёshtje kohe” dhe se “Cape Verde e njeh shumё mirё çmimin e lirisё”.

Ashtu sikurse edhe në të gjitha takimet paraardhëse, edhe nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Tongos nё OKB, ambasadorin Sonatane Taumoepeau-Tupou, ministri Hyseni ka ripёrsёritur kёrkesёn pёr njohjen sa mё parё tё Republikёs sё Kosovёs nga ky vend. Nga ana e tij, ambasadori ka siguruar ministrin Hyseni, se do t’ia pёrcjellё kёrkesёn pёr njohje Qeverisё sё tij. /Telegrafi/