LAJMI I FUNDIT:

Partia e Drejtësisë i jep përkrahje demarkacionit

Partia e Drejtësisë i jep përkrahje demarkacionit

Kryesia e Partisë së Drejtësisë i ka dhënë mbështetje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës në përpjekjet për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore përkitazi me definimin e kufijve ndërkombëtar të shtetit dhe arritjen sa më të shpejtë të statusit të liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

Një komunikatë të lëshuar nga mbledhja e Kryesisë së këtij subjekti politik, thuhet se “Partia e Drejtësisë e vlerëson momentin e tanishëm të debatit publik dhe institucional përkitazi me demarkacionin e kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi si të rënduar me ndjenja dhe shqetësime të skajshme që dukshëm kufizojnë vlerësimin racional të çështjes. Duke e pasur parasyshë këtë realitet socio-politik, PD fton gjithë spektrin politik të vendit, që në këtë periudhë të ndasive të rrezikshme që po e kërcënojnë çdo ditë e më shumë edhe sigurinë e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit, të qëndrojë i bashkuar duke tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe duke kontribuar fuqimisht për realizimin e interesave madhore të shtetë-ndërtimit dhe integrimeve euro-perëndimore të vendit”.


“Pas diskutimeve përmbajtësore Kryesia e PD-së vendosi të mbështes miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës duke vlerësuar se kjo Marrëveshje hap rrugën për realizimin e interesave strategjike kombëtare dhe shtetërore të qytetarëve të Kosovës në partneritet të qëndrueshëm dhe të besueshëm me SHBA dhe partnerët e tjerë strategjik të Kosovës në Bashkësin Europiane dhe në NATO” thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

“Përcaktimi i kufirit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës me Malin e Zi paraqet obligim ndërkombëtar të shtetit tonë si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe hap të domosdoshëm në proceset e integrimeve europerëndimore të vendit që në instancën e fundit nënkuptojnë bashkimin e të gjitha trojeve Shqiptare në Bashkimin Europian dhe në NATO. Është kjo rruga më e sigurt në aktualitetin gjeopolitik për realizimin e plotë të aspiratave kombëtare dhe shtetërore, përfshirë adresimin e çështjeve kontestuese në të ardhmen nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar, në pajtim me dispozitat e projektligjit”.

“Me këtë rast, Kryesia e Partisë së Drejtësisë thekson domosdoshmërin e sigurimit të garancioneve të plota ligjore për realizimin e të gjitha të drejtave pronësore dhe të tjera të qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, në pajtim me parimet ndërkombëtare të fqinjësisë së mirë”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori