LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike dhe institucione e OJQ-të në Maqedoni urojnë festën e Bajramit të vogël, apo të kurbanit

Partitë politike dhe institucione e OJQ-të në Maqedoni urojnë festën e Bajramit të vogël, apo të kurbanit

Përmes një telegram urimi dërguar Telegrafit Maqedoni, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i uron besimtarët musliman, duke iu drejtuar kryetarit të BFI-së, Sulejman Efendi Rexhepit, me uratat që ”Bajrami i Kurbanit të jetë festë që na mbruan me dashuri për tjetrin, për fqinjin dhe për atë që ka nevojë për ndihmën dhe buzëqeshjen tonë.”

Urime për festën e Bajramit të kurbanit ka dërguar edhe rektori i UT-së, Vullnet Ameti, i cili uron që kjo festë të jetë ”motiv për forcimin e besimit tonë, mendjeve dhe zemrave tona, për realizimin e qëllimeve të larta humane dhe devotshmërisë, për sigurimin e progresit në këtë botë dhe shpëtim për botën e amshuar.”

Edhe Forumi Rinor Islam (FRI) ”uron gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit. Kjo festë e sakrificës, e cila përmbyll periudhën e ditëve të veçuara për të shumëfishuar veprat e mira, është festë e unitetit, përpjekjeve për të ndihmuar nevojtarët, festë për të shpërndarë paqe e buzëqeshje.”

Në urimin e RDK-së thuhet se ”Kurban Bajrami tejkalon çdo kufi dhe shtrihet mbi dimenzionet e jetës humane. Akti i sakrificës që simbolizon këtë festë, është karakteristikë e bukur dhe e madhe njerëzore që në thellësi reflekton bujari dhe mirësi. Kjo ditë përkujton momentin kur individi mban nën kontroll të gjitha dëshirat, dhe ushtron një vet-kontroll të shëndoshë me testimet e jetës disciplinore.”

”Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe respektit të ndërsjelltë, andaj duke u udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar uroj që të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë”, thuhet në urimin e PDSH-së.

”Kjo festë na rikthen tek vlerat më të mira njerëzore, respektin ndaj njëri tjetrit, tolerancën, sakrificën, bëmirësinë, besimin ndaj Zotit”, thuhet në urimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Urimet për festën e Bajram Kurbanit janë bërë edhe nga lideri i ri i PPD-së, Abdyladi Vejseli, si edhe nga partia Uniteti e cila ”shprehë urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite të cilat na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me njerëzit që kanë nevojë për solidaritet.”

”Festa e Kurban Bajramit, pa dyshim që na bën ta mësojmë dhembjen, sakrificën dhe solidaritetin. Na mëson ta thyejmë murin e egoizmit dhe të rrezatojmë afërsi dhe dashuri mes njerëzve. Sot jemi pranë njëri tjetrit, të tillë duhet të jemi çdo ditë, duke i shërbyer humanizmit, besimit dhe vlerave tona të përbashkëta. Për shumë mote, qofshi në çdo bajram të lumtur dhe të gëzuar”, thuhet në urimin e Ziadin Selës, kryetar i LR-PDSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori