LAJMI I FUNDIT:

Partizani barazon në Ligën e Evropës

Partizani barazon në Ligën e Evropës

Partizani barazon në sfidën e parë të turit paraeliminator të Ligës së Europës. Të kuqtë e mbyllën pa gola ndaj sllovakëve të Slovan Bratislavës në “Elbasan Arena”.

Ndeshja dhuroi emocione, teksa të dyja skuadrat krijuan disa mundësi shënimi. Rasti më i pastër ishte dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, teksa Emiliano Vila i vetëm përballë portierit e dërgoi topin jashtë.


Slovani u kundërpërgjigj me një mundësi të artë në minutën e parë shtesë duke goditur shtyllën. Në këtë mënyrë kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.