LAJMI I FUNDIT:

Partizani fiton edhe një gjyq

Partizani fiton edhe një gjyq

Klubi i Partizanit ka fituar betejën ligjore me skuadrën kroate, RNK Splitit, duke përfituar 60 mijë euro.

Nënkampioni i Shqipërisë fitoi gjyqin në FIFA për detyrimet që kroatët kishin për transferimin e mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani.


Sipas një njoftimi të publikuar nga të kuqtë, vendimi ishte marrë pak ditë më parë, por FIFA njoftoi sot klubin dhe FSHF-në.

Në rast se skuadra kroate nuk ekzekuton vendimin e FIFA-s, atëherë Partizani thekson se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, duke paralajmëruar se mund t’i drejtohet Komisionit të Disiplinës në këtë organizate. /Telegrafi/

Njoftimi i plotë i klubit të Partizanit:

KLUBI FITON GJYQIN E RADHËS

RNK SPLIT I DETYROHEN TË KUQVE RRETH 60 MIJË EURO PËR TRASFERIMIN E AMIR RRAHMANIT

15- të herë Kampionët e vendit fitojmë një tjetër betejë ligjore. Klubi RNK SPLIT skuadër në të cilën u transferua Amir Rahmani, ish mbrojtësi i kuq dhe kontingjent i ekipit tonë përfaqësues, do të jetë përfundimisht i detyruar të shlyejë shumën e afro 60 mijë eurove.

Vendimi është marrë në datën 17 të muajit Qershor, ndërkohë që sot FIFA ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin Partizani.

Vendimi final dhe përfundimtar i Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve të FIFA-s ka pranuar kërkesë padinë e klubit të Partizanit ndaj RNK Split-it për kompensimin e treningut të lojtarit Amir Rrahmani, i cili u aktivizua me të kuqtë për dy sezone me radhë. Sipas vendimit të marrë klubi Kroat duhet të derdhë në arkën e klubit të Partizanit afro 60 mijë euro brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi.

Në të kundërt , nëse klubi RNK Split nuk do të ekzekutoj pagesën brenda këtij afati , Klubi Partizani do ti drejtohet Komisionit të Disiplinës së FIFA-s.

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori