Partneri yt është një internet-tradhtar. Çfarë duhet të bëni në raste të tilla?
E keni pyetur ndonjëherë veten se mos shoku juaj ju ka tradhtuar në internet me një partner virtual?
Me përhapjen e sajteve të specializuara për takime online, është shumë e vështirë të mbetesh i padepërtueshëm nga dyshimi.
Çfarë kërkojnë njerëzit në seksin virtual? Çfarë emocionesh evokon intimiteti me një të panjohur nëpërmjet kompjuterit?
Me ndihmën e kompjuterëve personalë arrijmë me të vërtetë të “kapërcejmë” distancën virtuale? Duke “humanizuar” makinën përmes përdorimit të videokamerës dhe mikrofonit, jemi ne që bëhemi zgjatues të kompjuterëve tanë?
Një gjë është e sigurt, se bëjmë më pak sesa kontakti fizik me të dashurin, i nevojshëm për tradhtinë tradicionale. Kjo gjë u çliron ndërgjegjen internet-tradhtarëve nga ndjesia e fajit në lidhje me partneren.
Kjo lloj tradhtie lehtëson rikuperimin e një “pafajësie”, duke hyrë kështu në një realitet paralel, ku gjithçka është e paparashikueshme dhe çdo gjë e mundur, mjaft ta dëshirosh.
Në një çast ama, si në çdo përrallë, magjia prishet, tradhtia zbulohet dhe internet-tradhtari detyrohet të rikthehet në kontaktin me botën më pak të magjepsur të marrëdhënies dhe të dy partnerët gjenden duke folur në gjuhë të ndryshme, të ndarë nga një distancë emotive gjithnjë e më e thellë.
Një “arratisje e pafajshme” mund të fshehë kurthin e përfshirjes mendore dhe favorizon një përfshirje emotive më të thellë se ajo e provokuar nga partneri real?
Ka gjasa që tradhtarët online janë simptoma e diçkaje që nuk funksionon brenda çiftit, janë sinjali i qartë i një mosfunksionimi, i një pakënaqësie që ndonjëherë banalizohet me pasoja të pallogaritshme.
Çfarë të bëjmë në raste të tilla?
Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke “vënë gishtin” kundër tradhtarit-online, duke i detyruar të izolohen në mbrojtje, shkruan Psikologji. Ajo që duhet të bëjmë është të përballemi me problemin brenda çiftit, nevojitet një përpjekje për të përmirësuar marrëdhënien, duke dalluar elementët që shkaktojnë dëmin, që kanë përcaktuar gjendjen aktuale.
Konsulenca në çift është një mundësi për t’i nxjerrë në pah kërkesat e paplotësuara…
Tradhtia, si reale dhe virtuale, mund të thyejë besimin që lidh partnerët në çift; i vë pashmangshmërisht para një zgjedhjeje: të ndahen ose të ndërtojnë një ekuilibër të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Maska më e mirë kundër zbokthit
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Gjashtë gabime gjatë tharjes së flokëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert