LAJMI I FUNDIT:

Pas 17 vjetëve, më shumë se 1,600 persona ende mbeten të zhdukur në Kosovë

Pas 17 vjetëve, më shumë se 1,600 persona ende mbeten të zhdukur në Kosovë

Si pasojë e luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë, 6,049 persona i janë raportuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) si të zhdukur.

Përderisa kërkimi për përgjigje ka dhënë rezultate duke ia mundësuar familjeve të 4,383 personave që të gjejnë prehje, ky është një ngushëllim i vogël për familjet e 1,666 personave të zhdukur, të cilat ende jetojnë në paqartësi, thuhet në një komunikatë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.


“Shqetësimi më i madh është se numri i rasteve të zgjidhura ka rënë në masë të madhe viteve të fundit. Pengesë kryesore për një progres më të shpejtë është mungesa e informacioneve që do të çonin në zbulimin e vend varrezave të reja. Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, ish-palët ndërluftuese në konflikt mbartin përgjegjësinë kryesore për të ofruar përgjigje mbi fatin dhe vendndodhjen e personave të cilët ishin zhdukur në territorin nën kontrollin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Luftërat e viteve të nëntëdhjeta në Ballkanin Perëndimor shkaktuan zhdukjen e rreth 35,000 personave. Sot, fati i 10,653 personave mbetet i pasqaruar: 6,874 nga lufta në Bosnje dhe Hercegovinë, 2,113 në lufta në Kroaci dhe 1,666 në luftën e Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, KNKK shfrytëzon rastin që edhe një herë t’i nderojë familjet që për çdo ditë ballafaqohen me ankthin e mosdijes se çfarë ka ndodhur me më të dashurit e tyre.

“Në emër të familjeve, KNKK-ja kërkon nga autoritetet që të shtojnë përpjekjet e tyre për zgjidhjen e këtij problemi humanitar, i cili e ka prekur shoqërinë kosovare, dhe rajonin, për më shumë se dy dekada”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori