LAJMI I FUNDIT:

Pas 40 vite Indonezia e Meksika fuqi të reja ekonomike

Pas 40 vite Indonezia e Meksika fuqi të reja ekonomike

Ekonomitë me rritje më të madhe ekonomike për 40 vitet e ardhshme do të jenë ato të 11 shteteve, ndërmjet të cilave Indonezia, Nigeria, Meksika, Filipinet dhe Turqia, vlerëson banka amerikane "Goldman Sachs".

Banka amerikane parashikon se për rreth 40 vjet, 11 shtete, të cilat për momentin janë nën hijen e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, do të bëhen ekonomitë me rritje më të madhe.

Në këtë grup janë futur Koreja e Jugut, Bangladeshi, Polonia, Kili, Ukraina dhe Katari, shtete me potenciale të mëdha.


Karakteristika e përbashkët e forcave ekonomike në pritje është mosha e re e popullsisë së tyre, ku veçohen Indonezia dhe Turqia.

Sipas vlerësimeve të bankës, rreth tre miliardë njerëz deri në vitin 2050 do të jenë pjesë e klasë së mesme, me të ardhura vjetore mes tre dhe 15 mijë dollarëve amerikanë. /Telegrafi/