LAJMI I FUNDIT:

Pas Brexit, britanikët nuk i duan popujt e tjerë në vendin e tyre

Pas Brexit, britanikët nuk i duan popujt e tjerë në vendin e tyre

Pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, në vend janë rritur tensionet. Skenat e nxitjes së dhunës dhe urrejtjes po karakterizojnë rrugët e Britanisë.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihen se si britanikët ndalin qytetarët e vendeve të tjerë nëpër rrugë dhe u thonë që të largohen nëpër vendet e tyre.


Madje, një grup britanikësh kanë protestuar nëpër rrugët e qyteteve duke mbajtur në duar shënime me thënien “refugjatët nuk janë të mirëseardhur”.

Përveç mesazheve të tilla, nëpër sheshet e qytetit ata kanë kënduar edhe këngë fyese, sidomos për myslimanët.

Policia është duke hetuar disa shënime që janë shpërndarë nëpër afërsi të shkollave, të cilat nxisin urrejtje për të ardhurit nga vendet tjera.

Në Newcastle janë përplasur protestuesit e krahut të djathë dhe ata të atij të majtë.

Një e huaj në Britani rrëfen për shprehjet raciste që i ishin drejtuar asaj qoftë përmes rrjeteve sociale, po ashtu edhe nëpër rrugë pas referendumit që largoi Britaninë nga BE.

“Ne kemi votuar për t’u larguar nga BE, është koha të largohesh edhe ti”, rrëfen ajo./KosovaPress/