LAJMI I FUNDIT:

Pas iPhone dhe Samsung, IPKO sjell ekskluzivisht edhe telefonat e Xiaomi (Foto)

Pas iPhone dhe Samsung, IPKO sjell ekskluzivisht edhe telefonat e Xiaomi (Foto)

Kompania që njihet si “Apple nga Kina” për herë të parë do t’i ketë modelet e saj të telefonave të shumë-përfolur edhe në Kosovë.

IPKO është telefonia e vetme mobile e cila do të fillojë shitjen e modeleve të reja të telefonave nga Xiaomi, përkatësisht modelet Xiaomi Redmi 3 dhe Redmi Note 3, ngjashëm sikurse ofron iPhone dhe modelet e ndryshme të linjës Samsung Galaxy.


Redmi Note 3 nga Xiaomi është një super telefon me ekranin prej 5.5 inç (1080 x 1920, 403 ppi), i cili është vlerësuar jashtëzakonisht mirë në treg, për specifikat e mira, performancën e lartë dhe çmimin e lirë.

Redmi Note 3 është një model i shpejtë i telefonit, i cili mundësohet nga procesori i Mediatek MT6795 Helio X10, CPU me Octa-core 2.0 GHz Cortex-A53 që mundëson hapjen e aplikacioneve shumë shpejtë me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Kamera kryesore e telefonit vjen me 13MP, ndërsa kamera frontale ofron 5MP me mundësi të incizimit të videove në 1080p.

Ky model vjen në ndërfaqen e kompanisë, MIUI 7 që është ndërtuar mbi Android 5.02 Lollipop në peshën prej 164 gram, ndërsa lidhja e telefonit me internet mund të bëhet përmes rrjeteve 4G LTE dhe 802.11ac Wi-Fi. Çmimi me të cilin IPKO do ta ofrojë Redmi Note 3 në treg është 249.95 euro.

xiaomi-2

Modeli tjetër që do të ofrohet në dyqanet e IPKO-së është edhe Redmi 3, i cili është lansuar zyrtarisht në janar të këtij viti, dhe ofron specifika të jashtëzakonshme për çmim tejet të lirë. Xiaomi Redmi 3 në IPKO do të ofrohet për 199.95 euro.

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Telefon me ekran transparent - a është e mundur kjo?

Telefon me ekran transparent - a është e mundur kjo?

Teknologji
Kalo në kategori