LAJMI I FUNDIT:

Pas liberalizimit, ministri Hyseni mori përkrahjen belge për anëtarësimin e Kosovës INTERPOL

Pas liberalizimit, ministri Hyseni mori përkrahjen belge për anëtarësimin e Kosovës INTERPOL

Gjatë një takimi dhe pritjeje që ministri Hyseni pati sot me Komisionerin Evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, u bë edhe njoftimi zyrtar se qytetarët e Republikës së Kosovës, do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen së shpejti.

Pas takimit i cili u zhvillua në atmosferë shumë të përzemërt, ministri Hyseni dhe Komisioneri Avramopoulos dolën në një konferencë për media për të kumtuar zyrtarisht rekomandimin për heqjen e vizave, thuhet në kumtesen dërguar mediave, njofton MPB.

Ministri Hyseni poashtu, sot takoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Belgjikës Jan Jambon, me të cilin biseduan gjerësisht çështjet nga fushëveprimi i ministrive të brendshme.

Ministri Hyseni mori përkrahjen e plotë të Ministrit belg, për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Në ketë takim u bisedua edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit midis të dyja vendeve.

Ministri Hyseni gjithashtu morri pjesë në drekën e shtruar nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul dhe në Parlamentin Evropian mbajti një fjalë rreth perspektivës evropiane të Kosovës dhe Ballkanit, konferencë kjo e organizuar nga Grupi i PPE në Parlamentin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori