LAJMI I FUNDIT:

Pas seancës gjyqësore, e kërcënon me jetë

Pas seancës gjyqësore, e kërcënon me jetë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një seance gjyqësore në objektin e gjykatës, i dyshuari mashkull shqiptar e ka kanosur me jetë.

Në njoftim të Policisë thuhet se sipas viktimës motivi i rastit është një mosmarrëveshje e mëhershme, me ç’rast ishte e përfshirë edhe bashkëshortja e të dyshuarit (dhunë familjare).


“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.