Është shpërblyer i pastrehu që njihet vetëm si Waralop, pasi e ka dërguar në një stacion policor në Tajlandë kuletën që e kishte gjetur në rrugë.
Megjithëse i kishte vetëm disa monedha në xhep, 44-vjeçari nuk e ka dashur këtë çantë të vogël nga Hermesi, në të cilën ishin afro njëmijë euro dhe disa kartela krediti, transmeton Telegrafi.
Në vend se të blejë ushqime apo rrobe, ai e ka kthyer kuletën e shtrenjtë me të gjitha paratë e paprekura. Por, veprimi i tij zemërgjerë nuk ka mbetur pa u vënë re.
Niity Pongkriangyous ka qenë shumë i gëzuar që i është kthyer ky aksesor i vlefshëm dhe i ka ofruar Waralopit një vend pune në kompaninë e tij në Bangkok.
“Isha shumë i befasuar kur policët më sollën kuletën, sepse as nuk e dija që e kam humbur. Gjeja e parë që më shkoi në mend ishte: po të isha në vend të tij, do ta mbaja për vete”, ka thënë pronari 30-vjeçar.
Duke parë se i pastrehu është shumë i sjellshëm dhe i ndershëm, atij i është ofruar një vend pune si dhe një banesë e vogël me të gjitha shpenzimet e hequra.
“Është një mundësi e mirë për mua, që ta kthej jetën në rrugë të duhur. Më në fund e kam një punë, vend për të jetuar dhe gjumë në shtrat të pastër” ka thënë Waralop. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel