LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i dhëmbëve mund të parandalojë diabetin

Pastrimi i dhëmbëve mund të parandalojë diabetin

Pastrimi me brushë, jo vetëm që i mbron dhëmbët e juaj, por mund të parandalojë edhe diabetin.

Organizatat britanike të shëndetit oral, kanë njoftuar se higjiena e dobët orale përveçse shkakton një varg problemesh shëndetësore të gojës, mund të çojë edhe në diabet.


Fondacioni Shëndetësor Dental Britanik, ka bërë të ditur këtë lajm pas një studimi të publikuar në një edicion të revistës së periodontologjisë, ku është zbuluar se format e avancuara të sëmundjeve të gingivës mund të ndikojnë në zhvillimin e prediabetit, një prekursor i diabetit 2.

Ekspertët e dinë se njerëzit me diabet janë më të prekur nga sëmundjet e gingivës, por kjo është studimi i parë për të gjetur se çrregullimet periodontale mund po ashtu të çojnë në zhvillim të diabetit, transmeton Telegrafi.

Dr. Nigel Carter nga fondacioni, shprehet: “Sëmundjet e gingivave kanë qenë të lidhura me një varg të gjerë të probleme të përgjithshme shëndetësore si: sëmundjet e zemrës, sulmi në zemër, sulmi në tru, diabeti dhe bebet e lindura me peshë të pakët. Sidoqoftë, në rast të diabetit ne kemi ditur ndonjë lidhje”.

Lajmi është tërësisht inkurajues, vazhdon më tej Dr. Carter. Sëmundjet e gingivave shkaktohen nga higjiena e pakët orale andaj. Sa më shumë që njerëzit kujdesen për dhëmbët e tre, shanset për të reduktuar diabetin janë më të mëdha.

“Njerëzit duhet të informohen se nëse nuk kujdesen për gojën, nuk do të kenë vetëm probleme orale si dhëmbë të prishur, çrregullime të gingivave dhe erë të rëndë, kjo do të ndikojë në gjithë trupin”.

“Pastroni me brushë dy herë në ditë, me pastë, pakësoni ushqimet dhe pijet me sheqer dhe vizitoni dentistin rregullisht, aq shpesh sa ata ju këshillojnë se kjo do të ulë gjasat nga zhvillimi i çrregullimeve të ndryshme shëndetësore, si diabeti, si dhe do të zbukurojë buzëqeshjen tuaj”.

Ky studim është udhëhequr nga Dr. Carla Pontes Andersen, nga Departamenti i Periodontogjisë në Kopenhagë, Danimarkë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori