LAJMI I FUNDIT:

Pastrojeni fytyrën me mjaltë për lëkurë të pastër dhe të bukur

Pastrojeni fytyrën me mjaltë për lëkurë të pastër dhe të bukur

Të gjitha femrat dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga to kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë

Mjalti përmban enzime, veti natyrale antibakteriale dhe probiotika që janë të mirë për lëkurën. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.


Përfitimet e mjaltit:

* Mjalti lehtazi i largon bakteret e dëmshme nga lëkura, pa e zhveshur lëkurën nga vajrat e vet natyral.

* Mjalti përmban probiotikë natyral dhe veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve.

* Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë,  transmeton Telegrafi.

Zbut lëkurën e irrituar pas rruajtjes me ndihmën e një ushqimi nga kuzhina: Një truk që duhet ditur
Lexo po ashtu Zbut lëkurën e irrituar pas rruajtjes me ndihmën e një ushqimi nga kuzhina: Një truk që duhet ditur

Pastrimi i fytyrës me mjaltë

Përbërësit: Mjaltë manuka ose dhe mjaltë organike

Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të nxehtë , pastaj vendosni një lugë gjelle mjaltë, ose më pak, në duar.

I fërkoni duart me mjaltë dhe me lëvizje rrethore e masazhoni lëkurën.

Mjaltin e lini në lëkurë për të paktën 5-10 minuta dhe pastaj e pastroni me ujë të nxehtë. /Telegrafi/