LAJMI I FUNDIT:

Patriotizmi dhe politika për 15 vite e lënë Likovën pa kanalizime dhe pa ujësjellës (Video)

Patriotizmi dhe politika për 15 vite e lënë Likovën pa kanalizime dhe pa ujësjellës (Video)

Banorët e fshatit Hotël të komunës së Likovës që në mëngjes kishin dalur për të pastruar kanalizimin e improvizuar, nga frika e ujërave të zeza që siç thonë ata nga reshjet e shiut mund të depërtojnë në shtëpitë e tyre.

Ata theksojnë se 15 vjet pas konfliktit të armatosur të vitit 2001 nuk janë zgjidhur problemet elementare jetësore.


“Ujësjellësin e kemi sjellë vetë, kanalizim nuk kemi, rrugët po shihni vet, s’kemi asgjë edhe pas 15 vjet lufte. Unë jam familjar i dëshmorit mbas lufte askush nuk na vizitoj ose të kujdeset për ne”.

“As ujë as kanalizim, kemi ujin nga malësia, pa filtër pa asgjë shkret”, shprehen banorët.

Edhe banorët e fshatit Sllupçan thonë se në konfliktin e vitit 2001, fshati i tyre ka qenë më i shkatërruari dhe nuk është përmirësuar jeta e tyre. Ata si shqetësim shprehin mungesën e kanalizimit.

“Era e keqe po vjen nuk mundesh në shtëpin tënde të rrish, ajo po kthehet nga shtëpitë përreth dhe po vjen në shtëpitë tona”.

Kryetari i komunës së Likovës Sadulla Duraku, thotë se është realizuar pjesa më e madhe e projekteve infrastrukturore.

“Lirishtë mundë të them se 80% të kanalizimit është përfunduar në Komunë të Likovës, kurse 20% tjera ka mbetur akoma pa përfunduar. Faza e ujësjellësit ka mburri deri  në fshatin Sllupçan, duke filluar nga diga e Gllazhnjës, është gjatësi bukur e madhe me një investim 2 milion gjysmë. Do të ketë vonesa por kur të kryhet do të kryhet me sukses”, tha Duraku për Tv21.

Banorët e kësaj komune thonë se autoritetet qeveritare dhe komunale duhet të përqendrojnë vëmendjen dhe interesin drejt këtyre vendbanimeve që janë më të dëmtuara gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori