LAJMI I FUNDIT:

“Pavdekësia e poetit”

“Pavdekësia e poetit”

Ka dalë libri i Smajl Smakes, “Pavdekësia e poetit”, kushtuar Ali Podrimjes, poetit, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar në Francë, ku po merrte pjesë në një Festival ndërkombëtar të poezisë.

Përmes prononcimeve të mëse shtatëdhjetë krijuesve dhe miqve të poetit, shpaloset jeta dhe vepra e Ali Podrimjes, birit-poet të Kosovës. Shkrimet janë një lament për poetin dhe pavdekësinë e tij.

Libri ka 300 faqe dhe reflekton mesazhe të sinqerta për poetin e kombit Ali Podrimja, të cilin vdekja e mori vetëm fizikisht, kurse kujtimi për te do të jetojë përjetësisht.


Duhet thënë se pas vdekjes së poetit, janë shkruar edhe dy libra me poezi, kushtuar atij, por ky i S. Smakes, është një kurorë lavdie për jetën dhe veprën e Ali Podrimjes.
/Telegrafi/