LAJMI I FUNDIT:

Pavlovska: Shkupi 2014 si ‘një kartolinë e shëmtuar’

Pavlovska: Shkupi 2014 si ‘një kartolinë e shëmtuar’

Arkitektja dhe ekspertja për planifikim hapësinor, Danica Pavlovska, ka folur për CIVIL Media për “estetikën” e projektit “Shkupi 2014”, si “një kartolinë e shëmtuar”, nga e cila ekziston rreziku që qytetari të mbetet indiferent. Duke u nisur nga teza se për “Shkupin 2014” shpenzohen resurse dhe mjete të cilat shteti Maqedoni, nuk i ka, Pavlovska vlerëson se duhet të thirren dhe të dënohen ata të cilët e paramenduan dhe e realizuan këtë projekt, por edhe se, për fat të keq “të jetuarit më kuazi-estetikë të këtillë, njeriu ynë e pranon si domosdoshmëri!”, transmeton Telegrafi Maqedoni nga CIVIL.

Një ndër pyetjet e CIVIL Media për Pavlovska ishte se cili ishte kuptimi kulturor i ‘Shkupi 2014′, përgjigjet ekspertja: Përshkrimi më i shkurtë – kjo është një performancë e marrë! Aq është absurde sa që është rëndë për t’u kuptuar, jo vetëm për arsye se nuk e ka esencën që duhet të interpretohet, por edhe pse paraqitja e tij në tetë vitet e fundit është aq banale, sa që qytetari, për të cilin ky projekt duhet të ekzistojë, bëhet indiferent. Kjo nënkupton se nuk është e domosdoshme t’a mos e dojë, por se as nuk mundet t’a urrejë! Të jetuarit me atë kinse-estetikë, njeriu ynë e pranon si domosdoshmëri! Shpresoj do të mundohet që kjo të ndryshojë. Normalisht, në gjithë këtë tregim, profesionalizmi deri tani është anashkaluar, ndërsa unë, si përfaqësues i arkitektëve, me të vërtetë mendoj se nesër do të jemi të dëgjuar.

“Shkupi 2014” nuk ka as kontekst gjeografik, as kohor, as ekonomik…Nuk ka as të kulturës, as sociologjik, ky është thjeshtë një tentim për ndryshimin e identitetit të popullit Maqedonas, sepse ka tendenca të jep porosi të tillë, por nuk është e pranuar në asnjë mënyrë në këtë kuptim. Është qesharake të fshihet historia dhe të shkruhet një tjetër! Dhe nuk është e përgjegjshme. Për këtë arsye, mendoj se duhet të thirren dhe të dënohen krijuesit.

Për mua, pasojat janë më të frikshme në kuptim kulturor. Ka porosi të çuditshme, mirëpo paraqitje edhe më të çuditshme, ndërsa më e çuditshme në atë kuptim është ndikimi të cilin e ka mbi njeriun tonë, në kuptim kulturor. Ai nuk guxon t’a pranojë këtë estetikë të imponuar. Kjo është keqe, dhe unë shoh se gjeneratave të reja u ofrohet si një gjë që duhet mësuar dhe pranuar si kriter. Kjo nuk guxon të ndodhë! Me siguri, mendoj për ardhmërinë e njeriut tonë, por mendoj edhe për ndërtimet. Ato duhet të përjetojnë ri-arkitekturim, edhe pse unë këtë nuk e quaj si arkitekturë. Kjo është një materie, por në duart e shkathëta në kokat plot qëllime, do të gjendet diçka që do ti nxjerr nga ky proces, i cili ende zgjat dhe na shpien nga dita në ditë, në shok të ri kulturor. As nuk dua ti emëroj gjërat si Rrethi Panoramik ose një përmendore e Nënës Tereze, gjëra që nuk janë, ose gjëra që në kohët e fundit janë hedhur në një kartolinë të shëmtuar të Shkupit’, përgjigjet Pavlovska. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori