LAJMI I FUNDIT:

Payet me supergol i sjel fitoren Francës (Video)

Payet me supergol i sjel fitoren Francës (Video)

Në miqësoren e zhvilluar në Nantes, nikoqiri i Euro2016 shënoi fitore me rezultat 3-2 ndaj skuadrës së Kamerunit.

Golat për kundërshtarin e Shqipërisë në grupin A u shënuan nga Matuidi, Giroud dhe Payet.


Ky i dyti shënoi një super gol pas një asistimi fenomenal nga Paul Pogba ndërsa goli i Payet erdhi nga goditja e dënimit pak çaste para fundit të takimit.

Për mysafirët nga Kameruni golat u shënuan nga Aboubakar dhe Choupo-Moting.

Kjo është miqësorja e parafundit e Francës para fillimit të kampionatit. Miqësoren e fundit ata e luajnë të shtunën e ardhshme ndaj Skocisë.

3-2: Payet i jep Francës fitore ndaj Kamerunit me këtë gol të bukur nga gjuajta e lirë. Shijojeni…

Posted by Telegrafi Sport on Montag, 30. Mai 2016

2-2: Choupo-Moting shënon dhe barazon rezultatin ndaj Francës.

Posted by Telegrafi Sport on Montag, 30. Mai 2016

2-1: Franca rikthen epërsinë, shënon Olivier Giroud.

Posted by Telegrafi Sport on Montag, 30. Mai 2016

1-1: Barazon Kameruni, shënon Aboubakargoal.

Posted by Telegrafi Sport on Montag, 30. Mai 2016

1-0: Matuidi me një gol të bukur kalon Francën në epërsi ndaj Kamerunin.

Posted by Telegrafi Sport on Montag, 30. Mai 2016