LAJMI I FUNDIT:

PDK: Ja pse nuk morëm pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Prishtinës

PDK: Ja pse nuk morëm pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë ka bërë të ditur arsyet se pse nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Prishtinës.

Sipas PDK-së, kjo mbledhje është thirrur me tendenca për të tensionuar KK të Prishtinës.


“Qëllimi i kësaj mbledhje nuk ka qenë gjetja e zgjidhjes por krijimi i problemit të cilin Shpendi pastaj mundohet ta përdorë për marketingun e tij populist e folklorik”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Kjo është komunikata e plotë:

Sot grupi i Asambleistëve të PDK-së në Prishtinë nuk mori pjesë në Mbledhjen e Jashtëzakonshme për këto arsye:

E para konsiderojmë nuk është temë e jashtëzakonshme për tu trajtuar në mbledhje të Jashtëzakonshme. Një pikë si kjo ka mundur të trajtohet në mbledhje të rregullt.

Përveç kësaj paraprakisht kanë mundur të diskutohet në Komitetin për Politika dhe Financa ose me Shefa të grupeve që përfaqësohen në Asamblenë Komunale.

E dyta vetë fakti që para një viti Ambasadës së Shqipërisë i është caktuar një lokacion në Kryeqytet nga ky Kryetar dhe tani Shpend Ahmeti dëshiron që të krijoj situata tensionuese dhe po tenton që të krijojë tema diskutimi duke dashur që pronën e ndarë për një subjekt politik në vitin 2007 të ia ndaj tani Ambasadës së Shqipërisë.

Konsiderojmë që kjo mbledhje është thirrur me tendenca për të tensionuar KK të Prishtinës duke na sfiduar me qëllim me tema të tilla. Qëllimi i kësaj mbledhje nuk ka qenë gjetja e zgjidhjes por krijimi i problemit të cilin Shpendi pastaj mundohet ta përdorë për marketingun e tij populist e folklorik.

Akuzat që ne qenkemi kundër Shqipërisë apo ndërtimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë janë më shumë se qesharake aq më shumë kur vijnë nga një njeri që për Shqipërinë dhe shqiptarët ka nisur të flas pasi ja ka imponuar subjekti i tij politik.

Ka pasur shumë momente kur Shpendi ka mundur ta shfaq Atdhe dashurinë por ai ka munguar në ato momente.

Po ta donte ai Shqipërinë ashtu sië pretendon nuk do ta përdorte atë si mjet për të arritur qëllimet e tija të ulëta politike por do ta trajtonte me seriozitet dhe në bashkëpunim me të gjithë. Tendenca për të krijuar poena politik me të tilla tema nuk i bëjnë nder askujt dhe i lusim që mos të “tregtojnë“ me to.

Jo rastësisht është krijuar kjo temë katër ditë para mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë me përpjekjen për ta rrënuar. Por kjo nuk do të ketë sukses sepse Shqipëria dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin. Ky përafërim ndodh me veprime konkrete institucionale e jo me deklarata pamflet e populiste.

PDK edhe njëherë konfirmon përkrahjen për zgjidhjen e problemit të objektit të Ambasadës së Shqipërisë me një dialog gjithëpërfëshirës të palëve të interesit dhe jo tentimin e kontrabandimit dhe tregëtimit të kësaj çështje për qëllime të politikës ditore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori