LAJMI I FUNDIT:

PDK, mbledhje të Kryesisë për Demarkacionin

PDK, mbledhje të Kryesisë për Demarkacionin

Përderisa është duke u diskutuar për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ajo pritet që të vihet në votim për ratifikim në seancën e ditës së nesërme.

Dhe për këtë partia Demokratike e Kosovës, është duke mbajtur mbledhjen e kryesisë në selinë e PDK-së.


Në këtë mbledhje, merr vesh Telegrafi, temë diskutimi është pikërisht çështja e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Përndryshe sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare në orën 12:00, për caktimin e kësaj seance. /Telegrafi/