LAJMI I FUNDIT:

PDK: Të merren masa ligjore ndaj atyre që me aksione para-militare cenuan sigurinë në vend

PDK: Të merren masa ligjore ndaj atyre që me aksione para-militare cenuan sigurinë në vend

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje lidhurku ka diskutuar për situatën aktuale në vend.

“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se i gjithë spektri politik duhet të jetë i bashkuar për çështjet me rëndësi nacionale, siç janë demarkacioni dhe çështje tjera që forcojnë shtetësinë tonë.


Partia Demokratike e Kosovës konsideron se partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare është jetik për fuqizimin e shtetit tone, por edhe për proceset e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, me fokus të veçantë në gjendjen aktuale të sigurisë, thekson se demokracia jonë duhet të jetë e bazuar në respektimin dhe zbatimin e rendit dhe ligjit dhe në këtë drejtim mbështetë punën institucionale të organeve përgjegjëse si dhe mbështetjen nga institucionet ndërkombëtare të pranishme në vendin tonë”, thuhet në njoftimin për media të PDK-së.

Më tej në njoftim është theksuar se Partia Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh i ka përcjellë ngjarjet e sotme, ku zyrtarë dhe militantë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar me dyshime në lidhje me sulmet e armatosura kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, konkretisht Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës, fton organet e rendit dhe ligjit që të ndërmarrin të gjithë hapat ligjorë kundër të gjithë atyre që nëpërmjet metodave dhe aksioneve para-militare kanë degraduar sigurinë në vend dhe kanë cenuar lirinë e secilit qytetar të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe dhe me besimin më të madh të qytetarëve në vend, do të kundërshtojë fuqishëm forcat destabilizuese dhe do të jetë garant e funksionimit të shtetit të pavarur dhe sovran. Çdo veprim që bie ndesh me ligjin, që cenon lirinë, sigurinë dhe jetën e qytetarëve, do të jetë i dënueshëm”, thuhet më tej në njoftim.

PDK ka theksuar se do të jetë përherë aktive dhe e përgjegjshme për veprimet e veta dhe në koordinim me tërë spektrin politik që respekton rendin kushtetues dhe ligjet e Republikës së Kosovës, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, do të angazhohet plotësisht për fuqizimin e shtetit tonë, për mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve tanë, pa dallim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori