LAJMI I FUNDIT:

Pejës i dënohet fusha pas ndeshjes me Prishtinën

Pejës i dënohet fusha pas ndeshjes me Prishtinën

Fitorja e skuadrës së Pejës në superderbi ndaj Sigal Prishtinës i ka kushtuar 2 mijë e 150 euro dhe një ndeshje moslojë në terrenin vendas.

Ky është njoftimi që e ka lëshuar Komesari i Garave të Superligës sot, në Informatorin e dytë të stinorit.


“Gjatë pushimit në mes të çerekut të katërt dhe vazhdimit të lojës, nga hudhjet e shikuesve që kanë qenë mbi bankën e KB Prishtinës, është gjakosur në kokë ndihmës trajneri i ekipit mysafir, Albert Sylejmani, ndërsa gjyqtarët kanë marrë vendim që ajo pjesë e shikuesve të largohet nga palestra. Për këtë, konform nenit 49.9 të Propozicioneve të Garave KB Peja dënohet me €2.000,00 (dy mijë euro) dhe me një ndeshje moslojë si vendas,” ka shkruar njoftimi i sotëm në faqen zyrtare të FBK-së.

Për më tepër, edhe për shkak të lëshimit në organizim të ndeshje, KB Peja, konform nenit 48.17 të PG gjobitet me 150 euro tjera, ka shkruar ky njoftim.

Sipas dënimit të terrenit, Peja do të duhet që ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Kerasan Prishtinës ta zhvillojë jashtë qytetit, pasi që në xhiron e tretë është mysafire e Trepçës.

Në anën tjetër, nga superderbi, prej lojtarëve është gjobitur vetëm Granit Rugova i Prishtinës, me 50 euro për shkak të gabimit teknik.

Peja e fitoi superderbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 81-73 dhe atë vetëm pas vazhdimeve. Peja ka bilanc 2-0 pas dy xhirove të para, ndërsa Sigal Prishtina 0-2.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori