LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini ka refuzuar Romën

Pellegrini ka refuzuar Romën

Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, ka refuzuar ofertën e Romës për ta marrë në drejtim skuadrën.

Giallorossët shkarkuan trajnerin Zdenek Zeman më 2 shkurt, dhe që atëherë janë lidhur me një varg emrash, përfshirë edhe Pellegrinin.

“Më pak se 15 ditë më parë ne kishim një ofertë nga Roma, por e refuzuam atë menjëherë. Ne i thamë jo pasi ne jemi në mes të sezonit”.

“Chelsea dhe klube të tjera po ashtu kanë pyetur, por asgjë zyrtare nuk kanë thënë. Manuel do të dëshironte të menaxhojë në Ligën Premier, por po ashtu i pëlqen të shkojë në Gjermani, Itali dhe në kampionatet tjera”

“Ende ka shumë kohë për ta analizuar se ku ai do të jetë sezonin e ardhshëm”, ka thënë agjenti i tij Jesus Martinez për El Mercurio. /Telegrafi/