LAJMI I FUNDIT:

Pemët dhe perimet e papërpunuara kanë 26 lloje të baktereve

Pemët dhe perimet e papërpunuara kanë 26 lloje të baktereve

Në sipërfaqen e pemëve dhe perimeve të papërpunuara ekzistojnë 26 lloje të baktereve, kanë zbuluar rezultatet e studimit të dy shkencëtarëve nga Universiteti Colorado në Boulder të SHBA-së, njofton e përditshmja franceze 'Figaro'.

Është vërtetuar, megjithatë, që bakteret e njëjta nuk janë të pranishme në produktet e bujqësisë organike dhe konvencionale. Produktet e bujqësisë organike përmbajnë më pak enterobaktere (baktere fekale të pranishme te ripërtypësit, sidomos te lopët), sesa ato të bujqësisë konvencionale.

Tani për tani nuk është dhënë asnjë sqarim. Ndryshe nga bakteret e pranishme në mishin e lopës ose të pulës, bakteret në ushqim me origjinë bimore nuk janë të rrezikshme. Përjashtim bëhet nëse pemët dhe perimet infektohen nga jashtë, për shembull, me rastin e paketimit ose ruajtjes. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori