LAJMI I FUNDIT:

“Penisi i madh e kënaq më shumë një femër” dhe katër mite tjera të gabuara rreth seksit

“Penisi i madh e kënaq më shumë një femër” dhe katër mite tjera të gabuara rreth seksit

Meshkujt mendojnë për seks çdo shtatë sekonda

Nëse kjo do të ishte e vërtetë ata nuk do të bënin asgjë në punën e tyre, pasi që do të ishin duke menduar për seks 514 herë brenda një ore, transmeton Telegrafi.


Një studim ka zbuluar se shumë njerëz më shpesh mendojnë rreth ushqimit, gjumit, higjienës personale, kontaktit shoqëror sesa për seks.

Madhësia e penisit të tij mund të dihet në bazë të madhësisë së këmbëve

Miti i vjetër se këmbë të gjata do të thotë penis i gjatë, është plotësisht i gabuar.

Në fakt, nëse dëshironi të zbuloni madhësinë e penisit të një mashkulli, më mirë shikoni gishtin tregues.

Disa hulumtime të publikuara në Asian Journal of Andrology kanë zbuluar se aq më i shkurtër që është gishti tregues në relacion me gishtin e unazës, më i gjatë do të jetë penisi.

Penisi i madh e kënaqë më shumë një femër…

Në fakt, meshkujt me penis më të vegjël mund të jenë dashnorë më të mirë për një arsye të thjesht.

Pika G e femrave është vetëm dy inç brenda vagjinës dhe penisi i vogël ka më shumë mundësi ta prekë sesa një më i madh.

Penetrimi është mënyra më e mirë për ta bërë një femër të përjetoj orgazëm

Edhe ky mit është i gabuar pasi që një studim i kryer nga Planned Parenthood ka zbuluar se 80% e femrave e kanë vështirë të përjetojnë orgazëm vetëm nga seksi vagjinal.

Seksi për herë të parë e thyen cipën e virgjërisë, rrjedhimisht shkakton dhimbje dhe gjakderdhje

Kjo është e pavërtetë për dy arsye.

Përderisa disa femra e thyejnë cipën e virgjërisë kur e humbin virgjinitetit, disa tjera e thyejnë përmes përdorimit të tamponëve apo ushtrimeve të caktuara.

Së dyti, dhimbja gjatë seksit të parë është për shkak të nervave dhe ngushtimit të muskujve. /Telegrafi/