LAJMI I FUNDIT:

Pensionistëve u kërkohet edhe vërtetimi për tatimin mbi pronë

Pensionistëve u kërkohet edhe vërtetimi për tatimin mbi pronë

Pensionistët kosovarë përveç se duhet të presin në radhë për të marrë pensionin dhe të lajmërohen çdo gjashtë muaj për të vërtetuar nëse janë ende në jetë, u është shtuar edhe një obligim tjetër.

Me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe akte të tjera nënligjore tash e tutje atyre u kërkohet edhe një vërtetim për tatim mbi pronë, me të cilin dëshmohet adresa e saktë e vendbanimit të shfrytëzuesit të pensionit, shkruan sot “Koha Ditore”.


Kjo ka bërë që shumë prej tyre të hënën të presin para sporteleve në Komunën e Prishtinës, për të marrë një vërtetim për tatim mbi pronë. Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kjo po bëhet për shkak të evitimit të keqpërdorimeve, teksa për pensionistët kjo ishte habi.

Por pensionistët thonë se askush nuk i ka lajmëruar se duhet të kenë edhe një vërtetim të tillë në kohën kur duhet të lajmërohen se ende janë gjallë, në zyrën e Departamentit të Pensioneve. Sipas tyre, një gjë e tillë nuk i është kërkuar më herët.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori