LAJMI I FUNDIT:

Pensionohet Stoudemire

Pensionohet Stoudemire

Pas 14 sezoneve të kaluara në NBA, basketbollisti amerikan Amare Stoudemire ka deklaruar publikisht pensionimin nga basketbolli.

Gjashtë herë pjesëmarrës në “All-Star Game”, Stoudemire lajmin e pensionimit e bëri publik sot, i ndikuar nga lëndimet e shumta në gjurin e këmbës së djathtë.


Gjatë karrierës, Stoudemire ishte pjesë e Phoenix Suns, New York Knicks, Dallas Mavericks e Miami Heat.

Mirëpo asnjëherë nuk i arriti pritshmëritë e parashikuara për të në vitin 2002, vit në të cilin ai debutoi në NBA.