LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni prezanton anijen më të madhe në botë pa kapiten dhe ekuipazh (Foto/Video)

Pentagoni prezanton anijen më të madhe në botë pa kapiten dhe ekuipazh (Foto/Video)

Pentagoni ka prezantuar anijen më të madhe në botë autonome, e cila është e gjatë plotë 40 metra, dhe që është në gjendje të udhëtojë deri në 10.000 milje detare duke kërkuar nëndetëset e armikut dhe minat nënujore.

Tani nuk janë vetëm dronët dhe makinat me telekomandë të cilat nuk do të kenë nevojë për shofer, kurse në një të ardhme të afërt, nuk do të jenë të nevojshëm as kapitenët dhe ekuipazhi në anije, transmeton Telegrafi.


Gjuteri i Detit 2

Agjencia për hulumtime dhe avancim të sistemit mbrojtës (DARPA) në bashkëpunim me marinën, do të vazhdojë me testimin e kësaj anije gjatë dy viteve të ardhshme, për tu siguruar se lëvizja e saj është e sigurt, se mund t’i përgjigjet anijeve tjera dhe të shmang përplasjet.

Për dallim nga anijet e vogla me telekomandë, anija e quajtur “Gjuetari i Detit” është plotësisht e pavarur gjatë lundrimit.

“Kjo nuk është një anije për tu argëtuar”, ka deklaruar zëdhënësi i DRPA, Jared Adams në San Diego, para anijes së çeliktë me dizajn futuristik, përreth së cilës ishin mbledhur qindra ekipe të televizioneve.

Gjuteri i Detit 4

“Gjuetari i Detit mbështet në radar, hidrolokator, kamera dhe në sistemin e pozicionimit global (GPS). Anija pa pilot do të marrë pjesë në misione të ndryshme, në mënyrë që të minimizojnë numrin e viktimave në konflikte të armatosura”, ka deklaruar Adams.

Kompani detare nga Evropa dhe Azia kanë shfaqur interesim për anijet pa ekuipazh dhe kapiten, pasi dëshirojnë të zvogëlojnë shpenzimet dhe të zgjidhin problemin e piratëve, transmeton Telegrafi.

Gjuteri i Detit 5

Gjatë testimit, anija në bord do të ketë edhe një grup inxhinierësh si task forcë. Por në momentin që të dëshmohet besueshmëria e saj, “Gjuetari i Detit” do të jetë në gjendje të udhëtojë në mënyrë të pavarur për muaj të tërë.

Sindikata ndërkombëtare e detarëve që mbledh mbi një milion detarë, ka njoftuar se nuk beson se është e mundur që çfarëdo teknologjie e avancuar të mund të zëvendësoi faktorin njeri, në parashikimin dhe reagimin në gjithçka që mund të ndodhë në det të hapur. Ekziston edhe rreziku i sulmeve të hakerëve të cilët do të mund të merrnin kontrollin e anijes.

Gjuteri i Detit 6

Programi për zhvillimin e “Gjuetarit të Detit” ka kushtuar 120 milionë dollarë, edhe pse zyrtarët e DARPA thonë se tani mund ta prodhojnë edhe për 20 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori