0Shares

Qendër-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka thënë se ata duhet të luajnë si ekip nëse dëshirojnë ta mposhtin Barcelonën në ndeshjen e dytë të Copa Del Reyt.

“Duhet të luajmë si ekip, siç mundohemi të luajmë në çdo ndeshje. Nëse luajmë ashtu, kemi mundësi të madhe të shkojmë më tej”, ka thënë Pepe për Bwin.

Edhe pse ndeshja e parë në Bernabeu përfundoi me rezultat 1-1, qendër-mbrojtësi ka thënë se ata duhet t’i qëndrojnë besnik stilit të tyre të lojës dhe të bëjnë atë çfarë iu thotë trajneri. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)