LAJMI I FUNDIT:

Pepe: Është ulur disponimi në dhomën e zhveshjes

Pepe: Është ulur disponimi në dhomën e zhveshjes

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka zbuluar se në dhomën e zhveshjes së ekipit të tij, ka rënë disponimi për shkak të humbjes, 3-2 ndaj Malagas, të shtunën.

”E kemi ditur se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje, ne punuam shumë dhe u përballëm me këtë sfidë. Ne luajtëm shumë më mirë. Malaga në pjesën e dytë pati raste të cilat i shndërroi në gola”.

”Ne u munduam shumë që të fitojmë por ata ishin me fat që të largohen nga këtu me fitore dhe të shënojnë tre gola. Në dhomën e zhveshjes është ulur disponimi sepse ne vërtetë deshëm ta fitonim këtë ndeshje”.


”La Liga tani është bërë edhe më e vështirë por nëse na jepet rasti për t’u ngjitur, ne duhet të punojmë shumë sikur që bëmë në këtë ndeshje”, ka thënë Pepe. /Telegrafi/