LAJMI I FUNDIT:

Për 10 orë plaçkitën 45 milionë dollarë (Foto)

Për 10 orë plaçkitën 45 milionë dollarë (Foto)

Në përpjekje për të sqaruar rrethanat e plaçkitjes së madhe kibernetike, që peshon 45 milionë dollarë, Prokuroria publike amerikane ka publikuar disa detaje plaçkitjes dhe fotografi të gjahut të hajnave kibernietikë. Për vetëm 10 orë hakerat kanë kryer 40.500 transaksione në 27 shtete dhe në këtë mënyrë kanë përvetësuar një grumbull parash, orë të shtrenjta madje edhe një veturë luksoze

Në mesin e gjësendeve të plaçkitura nga shtatë meshkujt, të cilët u arrestuan të enjten në SHBA, kishte edhe çanta “Gucci”, si dhe dhjetëra kartela bankare të rreme.

Ndërkohë prokuroria publike gjermane ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, një mashkull (35 vjeç) dhe një grua (56 vjeçe), të dy shtetas të Holandës, të cilët më 19 shkurt janë zënë duke tërhequr 170 mijë euro në Dyseldorf përmes kartelave kreditore të bankës omaneze Bank of Muskat, derisa në shtatë qytete gjermane kishin tërhequr gjithsej 2.4 milionë dollarë.


Të arrestuarit Elvios Rafeal Rodrigez dhe Emir Jaser Jeja

Prokuroria publike amerikane të enjten ka njoftuar se grupi kriminal ndërkombëtar ka vjedhur 45 milionë dollarë në dy banka të lindjes së afërt, duke kryer një sulm hakerësh në kompanitë për përpunimin e kartelave kreditore dhe ka tërhequr para të gatshme nga bankomatet në 27 shtete, duke u shërbyer me kartela të rreme debiti.

Hajnat dhe gjahu i tyre. Fotografi a e bërë nga telefoni celular i njërit nga hajnat e arrestuar

Besohet se udhëheqësit e këtij operacioni gjenden jashtë SHBA-së, kurse organet hetuese refuzojnë të tregojnë detajet, në mënyrë që të mos dëmtohen hetimet.

Lokacionet në New York nga të cilat janë tërhequr paratë dhe fotografitë e të dyshuarve në aksion

Ministria amerikane e drejtësisë të enjten ka akuzuar 10 meshkuj për tërheqjen e 2.4 milionë dollarëve nga 3 000 bankomate në New York në një afat prej 10 orësh, me ç’rast thuhet se shtatë të dyshuar janë arrestuar dhe se bëhet fjalë për njujorkasit Hael Meji Koaldu, Joao Min Lus Lari, Evan Hose Penj, Hose Famili Rejes, Elvis Rafael Rodrigez, Emir Jaser Jej dhe Chun Ju-Holguin.

Policia dominikane ka konfirmuar të premten se i dyshuari i tetë Alberto Lahud-Pena, për të cilin besohet se ishte udhëheqës i celulës kriminale të New Yorkut, është vrarë më 27 prill në Republikën Domenikane gjatë një përpjekje për plaçkitje. Në shtëpinë e tij janë gjetur 100 mijë dollarë para të gatshme, armë dhe municion.

Të dyshuarit tërheqin paratë, xhirim i kamerës tek bankomati

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse grupi kriminalLahud-Pena dhe paratë e gjetura kishin lidhje me plaçkitjen kibernetike, kurse organet hetuese amerikane thonë se dy milionë të gjahut të plaçkitur akoma nuk janë gjetur.

Sipas dokumenteve gjyqësore, rrjeti kriminal Lahud-Pena përmes e-mailit ka komunikuar me organizatën kriminale ruse të specializuar për pastrim parash, por i kishte shkruar edhe shefave të tyre që po mbikëqyrnin operacionin.

"Ka dërguar vërtetime të skanuara për depozitin” dhe “Depozitet janë pastruar, urdhëresa është paguar, punë e mirë”, thuhet në dy porosi elektronike.

Për tërheqjen e parave nga bankomatet rrjeti kriminal Lahud-Pena kishte rekrutuar njerëz nga kuarti i varfër kinez Yonkers, kurse plaçkitja e bankës e cila është kryer në New York është e dyta më e madhja e të gjitha kohërave në atë qytet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori