LAJMI I FUNDIT:

Për 6 muaj, Policia shqipton mbi 160 mijë gjoba

Për 6 muaj, Policia shqipton mbi 160 mijë gjoba

Aksidentet në komunikacion këtë vit kanë shënuar rritje për dallim na viti i kaluar. Po kështu edhe përpjekja e Policisë së Kosovës që të ruaj sigurinë në komunikacion. Si masë parandalimi janë edhe gjobat, të cilat sivjet kanë shënuar numër rekord. Nga janari deri në qershor janë shqiptuar 161 mijë gjoba.

Vetëm në periudhën janar-qershor, sivjet kanë vdekur 50 njerëz në 46 aksidente, dy më shumë se vitin e kaluar. Ndërkaq, dukshëm janë shtuar aksidentet me të lënduar. Vitin e kaluar janë shënuar 2139 aksidente, ndërkaq sivjet 2781 aksidente. Numri i të lënduarve në këto aksidente ka qenë 4207, ndërsa sivjet ka shkuar në 5389 persona të lënduar, shkruan lajmi.net.


Po kështu është rritur edhe numri i aksidenteve me dëme materiale. Vitin e kaluar kanë ndodhur 4684, ndërkaq sivjet gati një mijë më shumë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidentet në total janë 8285 në vitin 2016, ndërkaq vitin e kaluar 7377.

Me rritjen e numrit të aksidenteve në trafik, është shtuar edhe rrezikshmëria. Policia e Kosovës duke synuar që të parandaloj rrezikun, ka shqiptuar edhe gjoba.

Në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar, janë shqiptuar pak më shumë se 150 mijë gjoba, ndërkaq sivjet numri i tyre është rritur mbi 100 mijë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se sivjet janë shqiptuar 161 mijë e 6 gjoba të ndryshme në trafik. Të llogaritura në para, mesatarja e një gjobe 20 euro, i bie më shumë se 3 milion euro gjoba nga janari deri në qershor. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori