LAJMI I FUNDIT:

Për gropën fatale në Kolovicë, Komuna dhe kompania e akuzuar demantojnë pretendimet e LDK-së

Për gropën fatale në Kolovicë, Komuna dhe kompania e akuzuar demantojnë pretendimet e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se gropa në Kolovicë, ku humbën jetën Florenta (13) dhe Florent Mramori (11) u bë nga kompani që u kontraktuan nga udhëheqja e Shpend Ahmetit, për rregullimin e mureve rrethuese të rrugës pranë.

Koha.net ka kontaktuar me drejtuesin e kompanisë “Benita Company”, Binak Kalludrën, i cili ka thënë se në asnjë mënyrë nuk e ka marrë çfarëdo materiali ndërtues, as zhavorr e asnjë material tjetër në gropën ku humbën jetë dy fëmijët e familjes Mramori.


“Kurrë aty ne nuk kemi marrë asgjë aty”, ka thënë Kalludra, i cili shtoi nuk ka guxuar dhe guxon të marrë material ilegal se në bazë të kësaj i rrezikon licencat e tij.

Kurse, Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka thënë se është për keqardhje se si LDK po tenton të përfitojë politikisht dhe se lejet për atë veprimtari i jep Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Jemi duke folur për një pronë private dhe lejet për këto i jep Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është për keqardhje si LDK po tenton të përfitojë politikisht në këtë ngjarje tragjike”, ka thënë Mullafazliu. /Koha/