LAJMI I FUNDIT:

Për Mitrovicën, paguajnë me këste!

Për Mitrovicën, paguajnë me këste!

Synimi i Komunës së Mitrovicës për të ndërtuar 30 shtëpi në pjesën veriore të Kosovës është ende në gjysmë të rrugës. Deri tash janë ndërtuar 12 shtëpi, në kuadër të projektit për të mundësuar kthimin e të zhvendosurve në pjesën veriore të qytetit. Për të realizuar këtë projekt duhet afërisht 1 milion euro, ndërsa deri tash janë mbledhur 400 mijë euro.

Në aksionin ‘Ndihmo edhe ti, ndihmo Mitrovicën’ i cili i dedikohej rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës ishin premtuar mbi 1 milion euro, por kjo shumë ende nuk është realizuar.

Ndërkohë, edhe grupi i deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës kishte premtuar se do ta japin nga një pagë për këtë aksion. Mirëpo deri me tani vetëm një pjesë e këtyre deputetëve e kanë mbajtur premtimin duke e dhënë pagën e tyre. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka thënë se deputetët e PDK-së kanë premtuar pa përjashtim se të gjithë do të japin nga një pagë për veriun, por sipas tij, duke pas parasysh kushtet dhe mundësitë financiare të kufizuara, deputetët kanë bërë kërkesë që t’iu mundësohet që dhënia e mjeteve të bëhet për dy apo tre muaj.

Sipas Grabovcit me këtë aksion deputetët e PDK-së sadopak po mundohen që në mënyrë modeste të kontribuojnë për përmirësimin e jetës të qytetarëve shqiptar në veri të Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë morale që të kërkojë nga qytetarët shqiptarë që të kthehen në veri të Kosovës, pa ju krijuar atyre kushtet elementare të jetesës. Duke u nisë nga kjo, grupi i deputetëve të PDK-së ka ndërmarrë një aksion solid për ta ndihmuar procesin e kthimit të qytetarëve kosovar në trojet e tyre në veri”, ka thënë Grabovci për “Tribuna Shqiptare.

Ai ju ka bërë thirrje që edhe qytetarët të solidarizohen me veriun, pasi sipas tij, vetëm kështu me veprime konkrete mund të zgjidhen problemet në veri.

Nga ana tjetër, Ahmet Jashari zëdhënës i Komunës së Mitrovicës, e cila ka qenë organizatore e aksionit “Ndihmo Mitrovicën”, ka thënë për gazetën se deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë euro nga ajo pjesa që janë zotuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori