Përgjithësisht lidhjet e para më të rëndësishme janë brenda familjes ku rriteni. Duke parë se si sillen njerëzit me ju dhe me njëri-tjetrin, filloni të krijoni një histori rreth asaj se çfarë janë në të vërtetë marrëdhëniet.
Si një fëmijë, ju merrni mesazhe, të cilat do t’i ruani edhe për shumë vite të tjera të jetës suaj. Mesazhet më të rëndësishme mund të përmenden:
Mesazhe për besimin
Nëse jeni xheloz, nëse ndjeheni të refuzuar apo keni vështirësi në krijimin e një lidhje, një nga arsyet mund të jetë një ndikim i fëmijërisë suaj. Nëse vini nga një familje në të cilën ndiheshit të sigurt dhe të qetë, atëherë do ta keni më të lehtë t’u besoni njerëzve
kur të rriteni. Nëse jeni ndjerë i refuzuar apo keni humbur një person të afërt, do të jetë më e vështirë të besoni se dikush tjetër do t’u dashurojë dhe do t’u trajtojë mirë. Aftësia për të besuar është shumë e rëndësishme në një lidhje. Nëse gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën kanë dëmtuar besimin tuaj, atëherë të jeni të sigurt se keni nevojë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e partnerit tuaj për të rifituar sërish besimin tek vetja dhe më pas tek të tjerët.
Mesazhe për komunikimin
Nëse e keni të lehtë të shfaqni emocionet tuaja dhe të thoni atë çfarë mendoni në të vërtetë, ka të ngjarë që të jeni rritur në një familje ku jeni inkurajuar të jeni i hapur rreth asaj çfarë ndjeni. Keni parë njerëz të zihen dhe pastaj të pajtohen përsëri. Kjo u ka mësuar se konflikti nuk është fundi i botës dhe se komunikimi është një mënyrë shumë e mirë për të bërë jetën më të mirë. Lidhjet më të forta krijohen atëherë kur individët shprehin sinqerisht veten e tyre dhe nuk i mbajnë partnerit asnjë të fshehtë.
Mesazhe për autoritetin dhe kontrollin
Kur të rinjtë rriten, e kanë të vështirë të krijojnë një marrëdhënie për shkak të konkurrencës, dhe ajo çfarë i ndikon ata është “menaxhimi” i keq i autoritetit dhe kontrollit. Nëse në fëmijëri keni mësuar se ndarja ishte diçka emocionuese edhe kur të jeni rritur do të “kënaqeni” shumë nga ndarja. Nëse jeni rritur duke kuptuar se disa rregulla të caktuara ishin në interesin tuaj më të mirë, atëherë do ta keni më të lehtë për të evituar problemet me autoritetin. Të gjithë kanë nevojë të kenë kontroll mbi jetën e vetë dhe një individi, të cilit i është dhënë përgjegjësi që në fëmijëri, atëherë mundësia që kur të rritet ai/ajo të jetë më i përgjegjshëm dhe i sigurt në vendimet që merr, është më e madhe.
Jeta, mësimi më i mirë
Duke parë këto marrëdhënie kyçe, mësojmë se çfarë do të thotë të jesh çift, duke parë prindërit tanë. Edhe nëse jeni rritur në një familje me vetëm njërin prind keni mësuar se çfarë do të thotë të jesh vetëm dhe të mos kesh askënd pranë për të dhënë
mbështetjen dhe mirëkuptimin e tij. E rëndësishme është që deri në moshën 25-vjeçare të keni mësuar se sa kohë duket të shpenzoni pranë partnerit, si fillojnë zënkat në një marrëdhënie, sa të afërt dhe të kujdesshëm duhet të jeni me njërintjetrin,
çfarë është dashuria dhe seksi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi