LAJMI I FUNDIT:

“Për RTK-në, Kongresi i PDK-së më i rëndësishëm se jeta e nxënësve”

“Për RTK-në, Kongresi i PDK-së më i rëndësishëm se jeta e nxënësve”

Komuna e Prishtinës, përmes një kumtese ka akuzuar televizionin publik RTK se ka injoruar fatkeqësinë kombëtare të aksidentit të nxënësve, duke i dhënë përparësi transmetimit të kongresit të partisë në pushtet, që i zhvilloi punimet dje dhe sot.

Për Komunën e Prishtinës, aksidenti i autobusit me rreth 60 nxënës dhe arsimtarë të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, që ndodhi të shtunën, paraqet një fatkeqësi kombëtare dhe të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe të mbarë Kosovës i kishin sytë kah këta fëmijë dhe luteshin e uronin që nuk kishte ndodhur më e keqja, thuhet në komunikatën e KK të Prishtinës, që udhëhiqet nga LDK-ja.

“Në momentin kur të afërmit dhe qytetarët tjerë të Kosovës pritnin të merrnin lajmin… se sa prej fëmijëve janë lënduar, sa rëndë janë lënduar dhe kush janë të lënduarit, RTK-ja vendosi të transmetojë drejtpërdrejt kongresin e partisë në pushtet. Për më tepër, edhe kur emisioni i lajmeve filloi me shumë vonesë, qytetarëve iu servua kongresi i partisë në pushtet. Sipas politikës redaktuese të RTK-së, fatkeqësia kombëtare ku aksidentohet autobusi me 60 fëmijë, nuk merituaka të transmetohet para kongresit të partisë në pushtet”, thuhet në deklaratë.


Duke shprehur indinjatën e thellë me politikën e tillë redaktuese, “Komuna e Prishtinës pret që RTK të kryejë misionin e tij si televizion publik në shërbim të qytetarëve dhe publikut, e jo në shërbim të partive politike dhe pushtetit”.

“Qytetarët e Kosovës e njohin RTK si televizion publik, e jo si televizion shtetëror që vihet në shërbim të pushtetit”.

Komuna ia përkujton RTK-së se shpenzon 8.2 milionë euro taksa të qytetarëve të varfër të Kosovës për të qenë në shërbim të tyre, andaj i bën thirrje Kuvendit të Kosovës të mbikëqyrë se si po keqpërdoren këto mjete nga kjo politikë redaktuese, që, sipas saj, është jashtë çdo etike profesionale dhe në kundërshtim me qëllimin e themelimit dhe funksionimit të RTK-së si televizion publik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori