LAJMI I FUNDIT:

Për sulmin në Munih, arrestohet një 16-vjeçar afgan

Për sulmin në Munih, arrestohet një 16-vjeçar afgan

Policia gjermane ka arrestuar një 16-vjeçar afgan, nën dyshimin e lidhjes me vrasjen e nëntë personave nga një 18-vjeçar në Munih, kanë njoftuar autoritetet.

16-vjeçari thuhet se ka luajtur rol të madh në Facebook, duke ftuar njerëzit përmes një postimi në vendin ku ndodhi sulmi, raporton Reuters, transmeton koha.net. Ai thuhet se dinte planet e 18-vjeçarit dhe akuzohet se i mbajti sekret ato.


“Ka dyshim se 16-vjeçari është një bashkëpunëtor në sulmin e së premtes”, thuhet në njoftimin nga Policia.

Policia po ashtu ditë më parë tha se sulmuesi iraniano-gjerman nuk kishte të bënte me Shtetin Islamik.

Në mesin e nëntë viktimave janë edhe tre shqiptarë.