LAJMI I FUNDIT:

Për të bërë gola s’mjafton fiziku, duhet mendjemprehtësi

Për të bërë gola s’mjafton fiziku, duhet mendjemprehtësi

Kërkuesit nga Stokholmi testuan edhe dy yjet spanjollë që me Barcelonën arritën suksese të jashtëzakonshme, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta. Rezultatet e testeve të tyre mendore ishin dukshëm më superiore krahasuar me ato të futbollistëve të tjerë.

Edhe në fushë futbollistët, të cilët edhe pse fizikisht janë më të vegjël sesa kolegët e tyre kanë paraqitje mesatarisht më të mira


Për të fituar kampionatin evropian duhet një fizik i jashtëzakonshëm, por kjo nuk mjafton. Gjithashtu, duhet që futbollisti të ketë tru dhe ta përdorë atë njësoj sikur të përdorte këmbët.

Kjo do të thotë se lojtarëve u duhet një inteligjencë konjitive (aftësi për të marrë dije dhe të kuptuarit falë eksperiencës dhe shqisave) dhe që mund t’u lejojë atyre që të analizojnë me shpejtësi ato çfarë ndodhin në fushë e më pas t’i kthejnë situatat në favor të tyre, duke siguruar fitoren.

Por ndryshe nga paraqitjet fizike dhe balistike, këto aftësi janë më të vështira për t’u matur. E megjithatë ia dolën, kërkuesit e Departamentit të Neuroshkencës klinike në institutin Karolinska të Stokholmit në Suedi. Studiuesit krijuan një test për të matur inteligjencën e lojës së futbollistëve.

Xavi+Hernandez+Andres+Iniesta+Portugal+v+Spain+puUQ8XC2Tc_l

Futbollistët në provim

Kjo provë përbëhet nga një seri ushtrimesh për t’u kryer me laps e letër ose me kompjuter, që analizojnë aftësitë e lojtarit për të zgjidhur problemet, për të planifikuar dhe për të menaxhuar më shumë aktivitete njëkohësisht e për t’u përballur me të rejat.

Testi u krye te lojtarët diletantë, gjysmëprofesionistë dhe profesionistë dhe rezultatet u krahasuan me ato të një kampioni i përzgjedhur nga njerëzit e zakonshëm.

Studimi tregoi se mendja e profesionistëve është më efikase sesa mesatarja në aktivizimin e funksioneve ekzekutive, ose në sistemin e moduleve funksionale të trurit që rregullon procesorët e planifikimit, kontrollit dhe aksionit, sidomos në situata që nuk janë rutinë.

andres-iniesta

Këmbë të vogla, tru i madh

Kërkuesit nga Stokholmi testuan edhe dy yjet spanjollë që me Barcelonën arritën suksese të jashtëzakonshme, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta. I pari vazhdon karrierën tek Al Sadd në Katar, kurse i dyti mban ende veshur fanellën blaugrana. Rezultatet e testeve të tyre ishin dukshëm më superiore krahasuar me ato të futbollistëve të tjerë.

Sipas shkencëtarëve, ky test është në gjendje që të parashikojë gjithashtu paraqitjet që një futbollist do të bëjë në fushë të paktën për dy vitet e ardhshme.

Generated by IJG JPEG Library

Çfarë futbollisti je?

Por futbolli është një lojë grupi. Për këtë arsye kërkuesit suedezë tani po përqendrohen në identifikimin e profileve të ndryshme cerebrale që karakterizojnë rolet e ndryshme në fushë të lojtarëve. Mesfushorë si Ksavi dhe Iniesta për shembull, duhet që të jenë veçanërisht të aftë që të gjurmojnë vazhdimisht pozicionin e shokëve të tyre dhe të kundërshtarëve për gjatë gjithë takimit, shkruan Shqip. Ndryshe nga mesfushorët që duhet të dinë të marrin vendime të shpejta dhe të veprojnë me instinkt për të arritur që të shënojnë, mbrojtësve u kërkohet aftësia që të parashikojnë dhe paraprijnë lëvizjet e kundërshtarëve.

Aftësia e trajnerit dhe menaxherit të ekipit nuk është vetëm ajo që të dijë të përzgjedhë dhe stërvitë kampionët, por sidomos që të krijojë në ekip përzierjen e duhur të mendjeve, përveçse të këmbëve të talentuara.

Kërkuesit urojnë që metoda e tyre të përdoret në një shkallë të gjerë në botën e profesionistëve dhe që të jenë vetë futbollistët që të duan t’i nënshtrohen këtij testi për të zbuluar pikët e tyre më të forta dhe aspektet ku ata duhet që të përmirësohen. /Telegrafi/