LAJMI I FUNDIT:

Për Thaçin, Kosova ka ndryshuar pozitivisht

Për Thaçin, Kosova ka ndryshuar pozitivisht

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë të premten se Kosova gjatë vitit 2012 ka ndryshuar pozitivisht nga vitet e kaluara. Ai këto komente i bëri në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar, ku ka folur për zhvillimet dhe proceset që ka kaluar Kosova gjatë këtij viti.

Një të arritur e ka përmendur edhe zbatimin e marrëveshjes së IBM-it, që sipas tij ky është një instalim i realitetit të kufijve ndërshtetërore Kosovë-Serbi.

“Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ka filluar të prodhojë efektet e para konkrete, si në sundimin e ligjit, ashtu edhe në lëvizjen e Serbisë drejt njohjes së Kosovës. Fillimi i zbatimit të IBM-së ka qenë rezultati konkret. Më 31 dhjetor do të fillojë puna edhe në Bërnjak dhe tek Dheu i Bardhë. Ky është një instalim i realitetit të kufijve ndërshtetërore Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.


Në mbledhjen e mbajtur të premten ai ka thënë se viti 2012 ka qenë vit i ndryshimeve të Kosovës dhe fuqizimit të saj si shtet, transmeton “KosovaPress”.

“Republika e Kosovës në fund të vitit 2012 duket shumë më ndryshe, shumë më pozitive nga vitet e ardhshme. Në kuadër të konsolidimit të shtetit, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Subjektiviteti është forcuar shumë. Ne sapo festuam pavarësinë e Shqipërisë, dhe mendoj se ka qenë festa ku shqiptarët kanë participuar me krenari”, ka thënë kryeministri.

Më tej ai ka shtuar se në prag të pesëvjetorit të pavarësisë, Kosova ka shënuar sukses, duke u njohur nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së.

Për këtë ai ka falënderuar zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj për lobimin e tyre. Thaçi kulmin e arritjeve në aspektin e njohjeve e ka vlerësuar njohjen që ka ardhur nga shteti i Pakistanit.

Thaçi ka thënë se Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet e rajonit, por sipas tij vizioni i Kosovës ka qenë që të krijoj raporte të nivelit të barabartë edhe me shtetin e Serbisë.

I pari i ekzekutivit të vendit duke folur për zhvillimin ekonomik, ka thënë se Kosova gjatë vitit 2012 ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori