LAJMI I FUNDIT:

Për tragjedinë në Prizren flet dëshmitari: Nëna po rënkonte për vdekjen e vajzës

Për tragjedinë në Prizren flet dëshmitari: Nëna po rënkonte për vdekjen e vajzës

Tragjedinë e ndodhur sot në Prizren e ka përshkruar në detaje dëshmitari që kishte qëlluar në ato momente në vendin e ngjarjes, e që kishte provuar që t’i jap ndihmë nënës që u lëndua bashkë me dy vajzat, njëra prej të cilave vdiq nga plagët.

Prizrenasi Nue Spaqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se nëna po ndjente vdekjen e vajzës. S’i hiqet nga sytë vajza e vogël gjysmë e zhveshur nga skamja.


Më poshtë lexoni të plotë dëshminë e tij të postuar në Facebook:

Isha dëshmitar në ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Prizren, pash me sy një engjëll gjysmë të zhveshur nga mjerimi duke e zënë rrënojat e një shtëpie të gjysmë rrënuar në Qendrën Historike të qytetit.

U mundova që nënën e alivanosur ta rikthej në jetë e cila sapo u këndell kërkonte vajzën e saj, një nënë që rënkonte duke thënë se më vdiq vajza dhe unë po e ngushëlloja duke i thënë se do behet më mirë.

E mashtrova “dadën” edhe pse ajo e ndjeu vdekjen e fëmijës.

Migjeni do të thoshte: “Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis”.

Pusho në paqe engjëlli i vogël!

E JU që jeni përgjegjës për këtë tragjedi në kokat tuaja.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori