LAJMI I FUNDIT:

Për vetëm një muaj iu vazhdohet kontrata punëtorëve të Ferronikelit (Video)

Për vetëm një muaj iu vazhdohet kontrata punëtorëve të Ferronikelit (Video)

Menaxhmenti i kompleksit metalurgjik Ferronikel në Drenas, ka vazhduar kontratat e punëtorëve për një muaj. Këtë e ka bërë të ditur, Fehmi Nika, kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj fabrike.

“Afati është shtyrë edhe për një muaj, derisa institucionet dhe menaxhmenti të vendos diçka për fatin e Ferronikelit”, ka thënë ai.


Kjo fabrikë që nga 1 prilli ka ndalur prodhimin për shkak të çmimit të ulët të nikelit dhe rrymës së shtrenjtë në Kosovë që, sipas tyre, nuk mbulon kostot e prodhimit. /Tribuna Channel/