LAJMI I FUNDIT:

Përballjet mes Kosovës dhe Ukrainës do të luhen në terren neutral

Përballjet mes Kosovës dhe Ukrainës do të luhen në terren neutral

Dy përballjet për eliminatoret e Eurobasketit 2017 kundër Ukrainës përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë në terren neutral.

Kjo për shkak se Ukraina ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Koha.net.


“Për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës, ekipi ynë do të ketë një ndeshje më pak si ekip vendas gjatë kualifikimeve të Eurobasketit 2017. Të dyja ndeshjet kundër Kosovës do të zhvillohen në teren neutral”, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Ukrainës.

Këto dy ndeshje mund të zhvillohen në një teren neutral si Lituania, Letonia apo Polonia. Më parë është folur edhe Turqia si një vend ku mund të luhen këto dy ndeshje.

Ndeshjet eliminatore për “Eurobasket 2017” nisin më 31 gusht dhe përfundojnë më 17 shtator.

Kosova bën pjesë në Grupin E, së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.