LAJMI I FUNDIT:

Përdhunuesi grek sulmon shqiptaren, faktet që zbulohen janë tronditëse

Përdhunuesi grek sulmon shqiptaren, faktet që zbulohen janë tronditëse

Viktima e radhës e një përdhunuesi grek ishte një grua shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në Maroussi të Greqisë, kur një 30 vjeçar iu hodh gruas duke e rrëzuar për dhe, në tentativë për ta përdhunuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e gjysmë të mëngjesit të sotëm, kur shqiptarja po ecte në rrugë për të shkuar në punë.

Papritmas, burri i hidhet duke e tërhequr për rrobash dhe duke e hedhur poshtë me synim përdhunimin.

Zërat e tmerrshëm të gruas dhe rezistenca e saj e fortë bënë që të alarmoheshin banorët e zonës që dolën nëpër ballkone.

Gruaja shkoi menjëherë në departamentin e policisë në Maroussi, duke bërë denoncimin si dhe duke përshkruar pamjen e agresorit të saj.

Menjëherë, forcat e rendit kanë kryer “krehjen” e zonës, duke identifikuar dhe arrestuar autorin. 30 vjeçari tentoi të fshihej mes pemëve, por u zbulua. Atij ju gjet edhe një letër natriban ngjitës, me të cilin dyshohej se do t’u mbyllte gojën viktimës.

Të paktën edhe tri gra të tjera kanë qenë viktimë e burrit, i përshkruar me “trup të madh” dhe me syze, ndërsa krimi është kryer në të njëjtën mënyrë. Ngjarjet e mëparshme janë regjistruar gjatë ditës së djeshme me një diferencë kohe në rreth dy orë.

Incidenti i parë është raportuar nga një grua 30 vjeçare në orën 8 të mëngjesit në Departamentin e Sigurisë në Marouss, ndërsa denoncimi i dytë u bë dy orë më vonë, nga një grua 40-vjeçare në të njëjtin vend.

Në të dyja rastet, burri i ka ndjekur viktimat duke ecur në një nënkalim dhe më pas i ka sulmuar duke kryer akte të turpshme. Një rast tjetër është regjistruar rreth 1 ditë më parë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori