LAJMI I FUNDIT:

Përdoreni këtë produkt shtëpiak para se të flini për t’u zgjuar e bukur si PRINCESHË (Video)

Përdoreni këtë produkt shtëpiak para se të flini për t’u zgjuar e bukur si PRINCESHË (Video)

Shumë kompani kozmetike anë e mbanë botës janë duke prodhuar lloje të ndryshme të produkteve kozmetike, përfshirë produkte për fytyrë dhe krem të ndryshëm, për të cilat garantojnë se i heq rrudhat dhe e bën lëkurën të shëndetshme dhe të butë.

Por, shumica e këtyre produkteve të “bukurisë”, përmbajnë sasi të larta të përbërësve të dëmshëm, e që kjo nuk i ndalon njerëzit të ndalojnë përdorimin e tyre në lëkurë, transmeton Telegrafi.


Veç kësaj, këto produkte kushtojnë shumë, prandaj përse t’i shpenzoni tërë ato para në produkte kozmetike, kur efekt më të mirë kanë kremat shtëpiak, të cilët mund t’i bëni vet?

Përbërësit:

– Një lugë gjelle lëng limoni

– Një lugë gjelle jogurt

– Një lugë gjelle mjaltë

Në një tas, i përzieni të gjithë përbërësit derisa ta fitoni produktin, dhe pastaj atë e aplikoni në fytyrë.

E lini ashtu për 15 minuta dhe e pastroni me ujë të nxehtë.

Këtë procedurë e përsëritni dy deri katër herë në javë. /Telegrafi/