LAJMI I FUNDIT:

Përdoreni këtë truk: Në këtë temperaturë aparatet e klimës shpenzojnë më pak energji elektrike!

Përdoreni këtë truk: Në këtë temperaturë aparatet e klimës shpenzojnë më pak energji elektrike!

Sistemi për ngrohje dhe freskim të lokaleve më efikas është kur punon me kapacitet të plotë

Shpenzimi i tepërt i  energjisë elektrike jo vetëm që kushton shumë, por shkakton edhe djegie më të madhe të qymyrit dhe të karburanteve të tjera fosile, gjë që u kontribuon ndryshimeve globale klimatike.


Për këtë shkak është me rëndësi të dini se në ç’mënyrë mund të përdorni aparatet e klimës për të kursyer maksimalisht energjinë elektrike, transmeton Telegrafi.

Mbase ju duket si shpenzim i panevojshëm i energjisë elektrike kur e aktivizoni dhe e çaktivizoni aparatin e klimës, mirëpo në atë mënyrë pikërisht do të shpenzoni sasi dukshëm më të madhe të parave, ndërkaq aparatet e klimës në atë mënyrë do të punojnë më mirë.

Në të vërtetë, sistemi për ngrohje dhe freskim është më efikas kur punon me kapacitet të plotë, sesa kur punon në periudha të shkurtra me shpejtësi më të vogël për t’u mbajtur temperatura konstante gjatë tërë ditës.

Veç kësaj, kur aparati i klimës punon me shpejtësi të plotë, më mirë do ta eliminojë lagështinë nga shtëpia juaj.

Energjinë elektrike mund ta kurseni edhe nëse termostati në aparatin e klimës rregullohet në temperaturë të lartë.

Sipas disa të dhënave, aparati i klimës shpenzon 3 deri në 5 për qind më pak energji elektrike me çdo shkallë më të lartë në termostat.

Për kursim maksimal të energjisë, aparatin e klimës lëreni të punojnë në 26 e më lart gradë celsius derisa nuk jeni në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori