LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i armëve bërthamore nga ISIS, rrezik i madh

Përdorimi i armëve bërthamore nga ISIS, rrezik i madh

Maria Martens, raportuesja nga Holanda, gjatë punimeve të dielën të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Tiranë, vuri në dukje se rreziku më i madh nga Shteti Islamik vjen nga përdorimi i armëve kimike biologjike dhe bërthamore.

Duke prezantuar draftin për sigurinë nga terrorizmi dhe sfidat e së ardhmes, ajo propozoi siguri më të lartë për armët bërthamore biologjike.


Po ashtu, Martens vuri në dukje se teknologjia luan rol të rëndësishëm për Shtetin Islamik”. “Historia na ka treguar se grupet terroriste janë shumë mirë në teknologji”, shtoi ajo.

Në përmbyllje, Martens tha se duhen forcuar reagimet e menjëhershme të shteteve anëtare të NATO-s për të parandaluar grupet terroriste.