LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i filxhanëve menstrual në vend të tamponëve e përmirëson jetën seksuale

Përdorimi i filxhanëve menstrual në vend të tamponëve e përmirëson jetën seksuale

Kompania e higjienës për femra Intimina së fundmi ka anketuar 1,500 gra dhe i ka pyetur se si kanë ndryshuar menstruacionet e tyre qysh nga zëvendësimi i tamponëve me filxhan menstrual.

Më shumë se çereku i të anketuarave kishin thënë se jeta e tyre seksuale ishte përmirësuar, ndërsa thuajse gjysma kishin raportuar se kanë bërë gjumë më të mirë, transmeton Telegrafi.


Filxhanët menstrual besohet se e zvogëlojnë thatësirën dhe i forcojnë muskujt vagjinal, gjë që sjell komoditet dhe garanton kohë më të mirë nën çarçafë…

Rezultatet e anketimit:

– 26 për qind e të anketuarave kishin raportuar se kanë përjetuar përmirësime në jetën seksuale qysh nga zëvendësimi i tamponëve me filxhan menstrual

– 46 për qind e të anketuarave kishin raportuar se gjumi i tyre ishte më i mirë

– 84 për qind e të anketuarave kishin raportuar se kishin pasur më shumë vetëbesim gjatë periudhës së menstruacioneve

– 78 për qind e të anketuarave kishin raportuar se ndjeheshin më të kënaqura me trupin e tyre

– 66 për qind e të anketuarave kishin raportuar për zvogëlim të thatësirës në vagjinë

– 34 për qind e të anketuarave kishin raportuar se kishin përjetuar më pak dhimbje gjatë menstruacioneve

– 62 për qind e të anketuarave kishin raportuar për zvogëlim të aromës së keqe

Veç këtyre, Intimina vlerëson se mesatarisht një grua e Britanisë së Madhe shpenzon mbi 500 funte për tamponë gjatë një periudhe 10 vjeçare, ndërsa të njëjtin kosto e ka edhe përdorimi i filxhanëve menstrual. /Telegrafi/