LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit më të kënaqur me telefonat Android!

Përdoruesit më të kënaqur me telefonat Android!

Motorola Atrix HD dhe Droid Razr M kanë marrë pikët më të larta në matjen e kënaqësisë së konsumatorëve në një sondazh të ri, ndërsa iPhone 5 ka zënë vendin e pestë.

Siç dihet, pajisje Android janë duke u shitur më shumë se sa Apple iPhone, dhe tani sipas të dhënave të reja, konsumatorët janë më të kënaqur me pajisjet e tyre që bazohen në platformën mobile të Google.

Studimi i ri i OnDevice i cili ka matur afro 94.000 përdorues të telefonave të mençur mobil në SHBA thotë se iPhone 5 renditet i pesti për nga niveli i kënaqësisë së përdoruesve pas katër modeleve rivale që bazohen në Android.

"Edhe pse Apple ka krijuar njërën nga pajisjet më revolucionare të dekadës së fundit, prodhuesit e tjerë e kanë kapur hapin, pasi disa nga modelet e telefonave të mençur Android tani kanë nivele më të larta të kënaqësisë së përdoruesve" tha OnDevice në postimin e saj zyrtar. / Telegrafi /